Kërcënon vajzat e tij me jetë, arrestohet 54-vjeçari

 

Një 54-vjeçar është vënë në pranga pasi është denoncuar për dhunë nga dy vajzat e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku Lefter Rushani ka kërcënuar me jetë dy vajzat e tij, K. Rushani 20 vjeçe dhe V. Rushani, 18 vjeçe. Ai ka qenë në gjendje të dehur dhe kur vajzat janë kthyer në shtëpi kanë hasur në kërcënime për jetën të prindit të tyre. Madje ndaj vajzave ishte lëshuar urdhër mbrojtje në 28 shkurt të këtij viti, për të njëjtën arsye. Mbi 54-vjeçarin rëndon akuza e pengimit të ekzekutimit të vendimit penal dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.