Arkiva

Kërkim për kufomë dhe shpresë për jetë, ende pa gjurmë nga Julian Çela

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Pavarësisht kërkimeve për afro 4 orë e gjysmë edhe gjatë ditës së sotme, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, ende nuk ka shenja nga trupi i të miturit Julian Çela. Kërkimet për trupin e djaloshit të zhdukur më 30 nëntor, i cili mendohet se është vrarë dhe më pas hedhur në landfillin e Sharrës nga mostra-pedofil, Ardian Prrenjasi, janë mbyllur edhe sot. Në kërkimet intensive për ndonjë gjurmë të fëmijës janë përfshirë punëtorë të landfillit dhe ekspertë, përfshi edhe një vinç të forcave xheniere, por sërish nuk ka shenjë. Ndoshta të pakta shpresat, por ka nga ata njerëz që shpresojnë që Juliani të jetë ende në jetë dhe 45-vjeçari Prrenjasi të mos e ketë vrarë vogëlushin. Pikërisht në këtë linjë, ashtu siç transmetuan mediat, shokët e tij të klasës kishin hequr tufat me lule nga banka e tij, me shpresën se ndoshta shoku i tyre do të rikthehej sërish, ndoshta. Gjithsesi, i dyshuari për vrasjen e tij, Ardian Prrenjasi, i cili u la dje në arrest me burg, u dërgua sërish në Sharrë, si një formë kjo për të dhënë detaje të tjera, lidhur me vendin se ku mund të ketë hedhur trupin e të miturit. Ndërkohë, pritet që kërkimet të rinisin sërish nesër për të zbuluar qoftë një shenjë nga i vogli Julian, ndërsa mbarë vendi mban frymën pezull për fatin e tij.

 Gjyqi i mostrës, arrest me burg për Ardian Prrenjasin

 Pa asnjë shprehje fytyre dhe me një indiferencë të ftohtë, por gjithsesi i lodhur, Ardian Prrenjasi, u paraqit për herë të parë përpara Gjykatës së Tiranës. Për pedofilin 45-vjeçar të akuzuar për “kryerjen e marrëdhënieve homoseksuale me të mitur”, në dëm të 10-vjeçarit A.C, u vendos masa e arrestit burg pa afat. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Prrenjasi pranoi akuzën për abuzim më të miturin, ndërsa masa e arrestit është pranuar edhe nga avokati i tij. Ardian Prrenjasi u arrestua të dielën nga policia e kryeqytetit, pasi kishte rrëmbyer prej më shumë se 24 orësh një të mitur 10-vjeçar, me të cilin akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here