Kërkimet shkencore, Tafaj: Rregulla të rrepta për përgatitjen e studiuesve të rinj

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka kërkuar rregulla më të rrepta për përgatitjen e studiueseve të rinj. Ai është shprehur se për të rritur cilësinë duhet të ndiqen më përpikmëri të gjitha standartet e vendosura, ndërkohë që u ka premtuar stafeve të këtyre instuticioneve kërkimore, që përfshihen në qendrën e studimeve albanologjike një fond të mjaftueshëm për zhvillimin e të gjitha projekteve të tyre. “Kërkesën më të fortë të llogarisë, natyrisht jo vetmë për studentët e masterit, dhe doktoratës, për të gjithë kolegët që promovohen për titujt akademik. Ajo që ne ende na mungon, oseështë ende sporadike dhe që duhet ta zhvillojmë me shpejtësiështë të krijojmë sa më shpejt shoqatat mbarëshqiptare të studiuesve. Më mirë se sa në albanologji ne nuk kemi ku ta fillojmë këtu”, tha ministëri i Arsimit. Më herët ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka marrë pjesë në një mëngjes pune, të organziuar nga ambasada austriake, në bashkëpunim edhe me bizneset shqiptare. Minsitri Tafaj u ka kërkuar të pranishmëve, mbështetje për zhvillimin e arsimit profesional, duke iu krijuar mundësi në zhvillimin e praktikës dhe punësim të të rinjve shqiptarë. Ministri i Aarsimit Myqerem Tafaj ka orientuar biznesin drejt shkollave profesionale, nëpëmjet një projekti të huaj. Në këtë mënyrë biznesmenët do të jenë në bordin e shkollave profesionale dhe do të ofrojnë praktikat në mënyrën se si nxënësit mund të gjejnë mundësi punësimi.

 

 

Comments are closed.