Lifestyle

Këshilla për ato që nuk kanë fat në dashuri

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Mjaft me ankesa

Ndiheni pa fat ne sferën e dashurisë? Nuk arrini te bëni për vete askënd? Edhe pse ju përkushtoheni meshkujt duket se preferojnë te tjerat edhe pse mund te jene me te shëmtuara? Problemi nuk qëndron tek pamja juaj por tek sjellja. Mos u ankoni dhe fati do te trokasë ne derën tuaj!

Evitoni shikimet me endje

E keni pare dhe ju pëlqen shume, do te kalonit ore te tera duke e admiruar me endje…kjo është diçka shume e gabuar. Partneri i ëndrrave tuaja do ta kuptonte menjëherë dhe do te përfitonte nga ky rast. Shikojeni por pa rene ne sy.

Mos tregoni shume për veten

Nëse faza e shoqërimit ka filluar, mos tregoni te gjithë jetën tuaj menjëherë. Edhe pse ai ju duket mashkulli i duhur është me mire te evitoni te tregoni detaje te jetuara. Për me tepër dihet qe misteri i çmend meshkujt!

Mos tregoni për fatin tuaj ne dashuri

Evitoni ne mënyrë absolute ti tregoni qe s’keni fat ne dashuri! Duket një këshillë jo e rëndësishme, por ka femra qe pëlqejnë te tregojnë eksperiencat e tyre negative, duke kërkuar një partner tjetër për ti mbështetur, nuk është mire te filloni një histori mbi këto baza.

Bëjeni veten tju dëshirojë

Bëhuni e dëshirueshme, pasi ti keni hedhur ndonjë sinjal prisni te jete ai te beje hapin e pare. Bëhuni e durueshme dhe mos bëni tipin e padurueshme për ta takuar.

Refuzoni takimet ne minutën e fundit

Mos pranoni takime te minutës se fundit, nuk duhet te mendoje se ju jeni te gatshme për te plotësuar çdo dëshirë te tij, kjo ne te vërtet e tërheq me shume.

Mos mendoni gjithmonë për te

Nëse faza e shoqërimit ka filluar apo jo nuk ka shume rëndësi, evitoni te mendoni për te gjate te gjithë ditës kështu do tju kthehet ne një obsesion. Jeta juaj, detyrat dhe interesat vazhdojnë pavarësisht atij. Mos e telefononi vazhdimisht, te paktën ne muajt e pare, mos iu përgjigjuni menjëherë sms, mos transformoni jetën tuaj te përditshme ne emër te dashurisë…! Një jete autonome është e vetmja garanci për një marrëdhënie te ardhshme te qëndrueshme.

Zbavituni sido qe te shkoje

Sjellja me e mire është zbavitja. Nuk duhet te jepni përshtypjen se jeni te dëshpëruara për te, dhe ne te vërtet nuk duhet ta bëni. Nëse edhe ky rast nuk funksionon bëni durim, mbase ai nuk ishte i duhuri për ju.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here