Nuk ka kënaqësi më të madhe se të ngrënit në verë më bashkëshortin ose një miken/mikun tuaj në një restorant të këndshëm. Ka shumë pjata interesante për të provuar dhe shumë restorante të reja për të zbuluar nëse do të shkoni diku për pushime. Por ka një problem! Ushqimet e restorantit nuk duhet të ndryshojnë principet tuaja për një ngrënie të shëndetshme.

Andrea Orbeck

Andrea Orbeck, eksperte e ushqimit dhe instruktore fitnesi këshillon:

1. Zgjidhni ushqime që gatohen në zgarë, në avull, ose piqen dhe jo të skuqura pasi përmbajnë shumë yndyrna të dëmshme.
2. Kontrolloni porcionet. Përshembull, një porcion normal mishi është sa madhësia e letrave të bizhozit, ose një sapun, ndërsa peshku mund të ketë madhësinë e një çeku.
3. Kërkoni që salcat të shërbehen vecmas, në mënyrë që të kontrolloni se sa vini .
4. Nëse porosisni sushi, kërkonii orizin kaf..
5. Gjithmoni kërkoni që tek pjatat ku ka patate dhe bukë të zëvëndëosohen me perime.
6. Kërkoni që buka të vijë pas sallatës që të mos hani shumë bukë.
7. Nëse porosisni makarona ose ushqime fast foodi, kërkoni që gjysën e porcionit t’jua mbledhin që t’a merni me vete. Do të shikoni që do kënaqeni dhe me gjysmën.
8. Gjatë ngrënies, pini ujë me limon( lëng limoni plus ujë dhe akull), do t’ju ndihmojnë të digjni kalori ekstra.
9. Kontrolloni sasisnë e alkoolit. Nuk ka rëndësi cfarë pini: birrë, vere- gjithmonë do të thotë shumë kalori. Alkooli përmban gati dyfishin e karbohidrateve dhe proteinave të pijeve të zakonshme, dhe kjo shkon afro 7 kalori për gram.
10. Shikoni sesi quhen pjata. Ndonjëhere ka fjalë tek titujt, tek menuja, që tregojnë përmbajtje më të lartë yndyrnash ose kalorish. Përshembull fjalë si ; Shumë të skuqura, të skuqura në tigan, me gjalp, me krem, crispy, me djath, me pana