Për kërshërinë e të gjithë lexuesve AOS ofron shifrat e censusit të shpendëve të ujit dimërues në Liqenin Artificial të Tiranës, të ndërmarrë më 15 Janar 2018.

Bajza (Fulica atra) – 499 individë,
Kredharakë (T. ruficollis) – 37 individë,
Pulujëza (G. chloropus) – 31 individë,
Kredharakë gushëzi (P. nigricollis) – 2 individë,)
Karabullak i madh (P. carbo)– 1 individ dhe
Karabullak i vogël (M. pygmeus) – 1 individ.

Për fat të keq as edhe një rosë ndonëse numri i shpendëve të ujit në liqen është rritur.

Megjithë mungesën e rosave, Parku i Liqenit është i pasur me plot shpend të tjerë dhe plot vlera për qytetin. Le të mësohemi ta shikojmë pa e shqetësuar! / AOS-Albanian Ornithological Society