Kim Kardashian, “sulmohet” me miell

Kim Karashian është bërë pjesë e një incidenti të vogël, ndodhur në tapetin e kuq. Një grua aziatike,  e ka sulmuar atë me miell, ndërsa Kim ishte duke hyrë në sallën e tapetit të kuq dhe po pozonte për fotografët në London Hotel në Hollivud. Kim ishte e veshur me pantallona të zeza të ngushta dhe një xhaketë po me të njëjtën ngjyrë, ndërkohë që pak minuta më vonë ajo dukej si një shtëpiake që sapo kishte mbaruar gatimet e saj, pasi ishte e mbuluara nga këmbët deri tek koka me miell të bardhë. Sajtet e ndryshme raportojnë se pas incidentit, Kim, e cila kishte mbërritur në hotel së bashku me nënën e saj Kris Jenner, u drejtua tek një dhomë private ku pastroi xhaketën nga mielli i bardhë. Më pas ajo u kthye tek aktiviteti, për të cilin ishte nisur, ndërkohë që gruaja që “sulmoi” Kim është arrestuar nga policët. Ndërkohë që në të njëjtën kohë policia bëri analizat e pluhurit të bardhë, i cili rezultoi të ishte thjesht miell gatimi.

Comments are closed.