Klasifikimi i parfumeve sipas familjes së aromave

 

Parfumet, përveç se ndahen sipas llojeve, ato klasifikohen edhe sipas familjes së aromave që ju përkasin.

Familja e luleve

Është familja më e rëndësishme e parfumeve, ku në qendër të aromës janë lule nga më të ndryshmet, si: trëndafil, jasemin, lule vjollcë, zambak etj.

Familja e citruseve

Në këtë familje bëjnë pjesë parfume me vajra esenciale të frutave citrus, të tilla si: limon, bergamot, portokall etj.

Familja e gjetheve

Në këtë familje bëjnë pjesë aroma të marra nga gjethe të tilla si: lavanda, lisi dhe dushku, kumarini dhe bergamoti.

Familja e drurit

Në këtë familje përfshihen parfume me esenca të ngrohta të pemëve të tilla si: kedri, kanella, etj. Në parfumet e meshkujve, esencat e kësaj familjeje zakonisht kombinohet me esencat e citruseve.

Familja “Chyper”

Kjo familje e ka marrë emrin nga parfumi me të njëjtin emër “chyper”. Ky parfum ishte aq I suskesshëm sa idha emrin një familje të tërë parfumesh. Ky sukses lidhet me faktin e bashkimit magjik të aromave të tilla si: ladanik, bergamot dhe mente.

Familja e qelibarit

Nën këtë emërtim përfshihen esenca aromatike “orientale” me nuanca të ëmbla dhe të theksuara, e tepër tërheqëse.

Familja e lëkurës

Në këtë grup bashkohen aromat me karakteristika të lëkurës, tymit, drurit, duhanit dhe me kombinime të esencave të luleve.