KLSH bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës kundër korrupsionit

Autoriteti i Konkurrencës dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës do të bashkëpunojnë në luftën kundër korrupsionit. Autoritet i Konkurrencës do mbrojë interesat e konsumatorëve me kontrollet në tregje dhe ndalimin e marrëveshjeve mes kompanive ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit do të hetojnë abuzimet me financat publike. Dy institucionet do të shkëmbejnë informacion dhe do të bashkëpunojnë ne hetim të përbashkët. Pas marrëveshjes, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj ka vlerësuar bashkëpunimin duke deklaruar se qëllimi i përbashkët është rregullimi i tregut, puna kundër deformimeve të tij, bashkëpunimi për miradministrimin e fondeve publike dhe lufta për parandalimin e korrupsionit. “Kanë shumë të përbashkëta në punën e tyre, në radhën të parë janë institucione të pavarura. Qëllimi mes dy institucioneve është i përbashkët për rregullim e tregut dhe miradministrimin e tregut dhe uljen e korrupsionit. E vlerësoj së tepërmi nënshkrimin e marrëveshjes për faktin e perspektivës së lartë. KLSH është e hapur për të punuar në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Kjo do të jetë një vlerë e shtuar që për ti shërbyer më shumë konsumatorëve dhe mbrojtjes së tyre” deklaro kreu i KLSH Bujar Leskaj. Nga ana e saj, kreu i Autoritetit të Konkurrencës Lindita Lati pohoi se ko të ketë hetime të përbashkëta për të identifikuar marrëveshjet mes kompanive në dëm të tregut.

 

Comments are closed.