KLSH: Dëmi financiar për 2011, 6.7 mld lekë

Komisioni i Ekonomisë ka nisur sot diskutimet për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2011-të. Pas paraqitjes dhe relacionit në Kuvend, komisioni harton edhe raportin me rekomandimet përkatëse. Sipas raportit vjetor të KLSH-së kontrolli është ushtruar për një periudhë kohore 2008-prill 2011 dhe në total dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit është rreth 7 miliardë lekë. Sipas kreut të KLSH, Bujar Leskaj, ky institucion ka konstatuar 6.7 mld lekë dëm financiar në fusha të ndryshme. “Dëmi financiar i konstatuar nga KLSH-ja është 6.7 mld lekë. Ky dëm është konstatuar në fushën e prokurimeve pagave dhe shpenzimeve”, tha ai.

Comments are closed.