Koalicioni PS-LSI

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit mes kreut te PS-së, Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Mesohet se marrëveshja do të firmoset në qytetin e Shkodrës, ku do të zhvillojë punimet konferenca rajonale e Partive Socialiste Europiane, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të së majtës së Ballkanit. Gjithashtu, sot do të përcaktohet se në cilin kualicion do të marrë pjesë partia e Nikollë Lesit.