Koçi bashkohet me PS

Kreu i PSV91 Petro Koci ka deklaruar sot bashkimin me Partine Socialiste, duke numëruar edhe gjithë arsyet e këtij bashkimi. Në një deklaratë per mediat, Koçi ka theksuar se misioni politik i partisë që drejtonte ka qenë afatshkurtër.

Arsyet e bashkimit

1. Pas bashkimit te së majtës socialiste me kthimin e LSI në Koalicionin e Majtë

2. Me realizimin e objektivit për ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë

3. Duke patur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor

4. Duke falenderuar gjithë bashkëpunëtorët luajalë në procesin e formimit dhe funksionimit të PSV 91

5. Duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV91 në Nëntor 2009 vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha

6. Duke u shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin në ditët e vështira opozitare Kryetarëve të partive të opozitës Edi Rama, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule si edhe për një periudhë të caktuar Nard Ndoka

7. Duke e konsideruar kuptimpaktë konkurrimin e disa partive socialiste , përfshirë edhe PSV91 brenda të njëjtit koalicion elektoral

8.   I ndërgjegjshëm se misioni politik i PSV91 ishte afatshkurtër

9. I sigurt se mbi  90% e votave që fiton PSV i shkëputen Partisë Socialiste

10. Duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS

11. Duke përshëndetur dhe aprovuar Programin Politik dhe Qeverisës të PS

12. Duke pas qenë bashkëthemelues, bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i PSSH

13. I bindur se ne socialistët mund të bëjmë një Shqipëri shumë më të mirë