Aktualitet

Kokainë e “klasit të lartë” në ish-Bllok, kush janë dy të arrestuarit në Tiranë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “High Class” (Klasi i lartë), ka zbuluar kokainë, duke vënë në pranga dy persona.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë arrestimi në flagrancë i Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy të dyshuarit qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Ermir Bajramaj në momentin e ndalimit.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë, e cila pas peshimit rezultoi 1 kilogramë e 52.8 gramë

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Aktualisht vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here