Komisioni i Integrimit, miraton pr/ligjin për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror

Komisioni për Integrimin Europian, në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, të ndryshuar”. Të pranishëm në mbledhje ishin përfaqësues të Këshillit të Ministrave dhe Ministria e Integrimit. Ndryshimi, që propozohet në nenin 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, të ndyshuar, ka si qëllim përcaktimin e varësisë së DISK-së nga Kryeministri. Kjo është në përputhje me detyrat dhe objektivat e veprimtarisë së saj dhe do të garantojë mbarëvajtjen e këtij institucioni, veçanërisht, nga pikëpamja administrative. Me këtë ndryshim nuk cenohen asnjë nga parimet e funksionimit të institucionit paanshmëria, besueshmëria dhe pavarësia profesionale, të cilat janë të garantuara me ligj. Pas diskutimeve, Komisioni ra dakort për miratimin e projekligjit dhe kalimin e tij në seancë plenare.

 

Comments are closed.