Komisioni i Ligjeve, miraton pr/ligjin për Hipotekat

Komisioni Parlamentar i Ligjeve, në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim ndryshimet në projektligjin për hipotekat, ku parashikohet vetëfinancimi i kësaj zyre. Opozita i ka kundërshtuar ndryshmet duke argumentuar se vetëfinancimi do të lejojë hapësira për abuzime. “Mund të futemi në një spiral nga i cili nuk mund të dalim dot më. Ne rrisim shpenzimet, vonojmë praktikat, nuk regjistrojmë dhe kërkojmë të rrisim tarifat. Nuk regjistrojmë dhjetë, por regjistrojmë një por e paguan qytetari sa për dhjetë. Si do mbrohemi nga kjo ne”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili. Ndërsa drejtori i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Hysa, u shpreh se nuk mund të vendosë ministria e Financave dhe e Drejtësisë nëse nuk ka një kërkesë të argumentuar nga bordi. Sipas ndryshimit të ligjit ekzistues, nga fitimet e veta hipoteka krijon një fond të vecantë për të dëmshpërbyler  cdo qytetar nëse i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacionin, titullin e pronësisë apo i ka mbivendosur pronën. Por sipas opozitës, me këto para dhe mund të abuzohet. “Këshilli i ministrave do të rregullojë në mënyrë të detajuar procedurat se si do të funksionojë paraqitja e kërkesës, kush organ do e shqyrtojë, çfarë tagrash duhet të ketë ky organ, afatet, pasi situata është e jashtëzakonshme”, tha Ardian Hysa, kryetar i komisionit të ligjeve. Drejtimi i Zyrës qendrore të hipotekës do t’i besohet një bordi kolegjial me 5 anëtarë, një prej të cilëve do të ketë tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do të emërohet nga kryeministri. 4 të tjerët emërohen nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave.

Comments are closed.