Ish të përndjekurit, ulet mosha e dëmshpërblimit

Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për të përndjekurit vetëm me votat e mazhorancës. Sipas projektligjit “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”, ulet mosha e përfitimit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit. Ky projektligj ka sjell mjaft debate mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa sipas këtyre ndryshimeve, mosha e përfitimit të këtij dëmshpërblimi do të ulet me 10 vjet dhe do të përfitonin nga ky vendim të gjithë ish- të përndjekurit të cilët kanë vuajtur burgimin gjatë regjimit komunist, e që aktualisht janë 75 vjeç. P/Ligji parashikon që qeveria të shtyjë afatin e dorëzimit të dokumentacionit dhe zgjerimin e hartës së përfituesve të dëmshpërblimit. Sipas qeverisë, ky vendim merret për t`i ardhur në ndihmë ish të përndjekurve të cilët jetojnë edhe sot e kësaj dite pas persekutimit të regjimit komunist.

Comments are closed.