Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miraton ndryshimet “për tregtinë elektronike”

Janë miratuar dje në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ndryshimet në ligjin “për tregtinë elektronike”. Ndryshimet e miratuara synojnë përshtatjen e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian dhe i paraprijnë zhvillimeve në këtë sektor. Referuar ndryshimeve, në ligj përcaktohet e drejta e pronësisë intelektuale dhe industriale. Një prej neneve që është përfshirë në ligj është edhe ai që i jep të drejtë çdo personi fizik dhe juridik që të ofrojë shërbime të shoqërisë së informacionit pa pasur nevojën e autorizimeve. Gjithsesi, ky nen është parashikuar të marrë fuqi ligjore pas anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike pritet të votohen në seancën plenare të ardhshme.