Ekonomi

Kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale/ Ja çfarë i propozohet qeverisë…

Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht Qeverisë dhe Kuvendit të filloje sa më shpejt përmirësimin e legjislacionit në fuqi, me qellim ndalimin e marrëdhenieve shteterore ligjore, lejeve, licencave, koncesione, privatizimeve, etj me subjektet tregtare të tipit te ashtuquajtur “guaske” të regjistruar në parajsat fiskale.

Konfindustria vlerëson se dhënia fund e marrëdhenieve shtetërore të drejtperdrejta dhe të tërthorta me kompanitë “guaske” duhet të perfshije të gjithe sektoret strategjike: nafte, energji, minierale, financë, bankë, transport, telekomunikacion, etj.

Gjithashtu, është e domosdoshme, që të gjehen zgjidhje ligjore për të detyruar kompanitë e tipit “guaskë” të regjistruara në parajsa fiskale për tu shpërbërë si dhe njohjen publike të pronarëve fizikë dhe juridikë përkatës.

Konfindustria vlereson, se interesi publik është dëmtuar rënde financiarisht në një numër të madh rastesh të marrëdhenieve tregtare dhe ligjore të shtetit shqiptar me kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale.

“Prania e kompanive “guaske” shton rrezikun e korrupsionit qeveritar, prishjes së rregullave të konkurencës së lirë për biznesin, kapjen e shtetit, lirinë e medias me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë dhe deri në përcaktimin e suksesit të Reformës në drejtësi”, thuhet në një deklaratë të Konfindustria.

Lexo edhe  Kriptomonedha Ethereum / Vlera u rrit me 560% brenda vitit

Lexoni edhe: