Kompetencat e përgjimit, ligji përplas SHISH me prokurorinë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjitshme kanë kundërshtuar ligjin për kontrollin e shërbimeve inteligjente. Pasi ka depozituar një paketë propozimesh me elementët që duhet të ndryshojnë tek ligji, drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi Lika i ka kërkuar komisionit të sigurisë të përcaktojë mirë objektin e hetimit që do të bëjnë 5 deputet tek shërbimet inteligjente në vend. Tjetër problem sipas tij është dhe fakti që e tërë baza e përgjimeve telefonike, depozitohet në zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, ku SHISH nuk  ka akses.  “Bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje fundore. Pra, është pranë Prokurorit të përgjithshëm dhe nuk e zotëron asnjë nga operatorët këtë lloj teknologjike teknike. Nuk është përcaktuar saktë fusha e zbatimit të ligjit që është neni 3, pika 1, duke e keqinterpretuar vetë ligjin”, tha në Komision, Visho Ajazi Lika. Ndërsa Prokuroria e Përgjitshme ka shprehur rezerva për metodologjinë e e hetimit që do të bëjë Kuvendi tek institucionet e inteligjencës, madje duke ndërhyrë dhe tek cështjet penale të organit të akuzës. “Kjo pikë del jashtë fushës së veprimtarisë së këtij projektligji. Ndjekja penale është një atribut i Prokurorit të Përgjithshëm i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është objekt i institucioneve që kanë veprimtari informative”, u shpreh Thoma Jano, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Por sipas kryetarit të komsionit të sigurisë, njëherësh propozues të ligjit, Leonard Demi, Kuvendi nuk do tejkalojë kompetencat dhe as do shkelë të drejtat e njeriut. “Në radhë të parë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, që ato të jenë të garantuara nga të gjitha institucionet e shtetit dhe ky ligj këtë ka si qëllimin kryesor”, tha kryetari i Komisionit Leonard Demi. Sipas ligjit që qëndronte në sirtarët e Kuvendit prej 3 vitesh, parashikohet ngritja e një strukture pranë komisionit të sigurisë kombëtare që do të kontrollojë të gjithë agjensitë inteligjente në vend. E përbërë nga 5 deputete dhe kryesuar nga opozita, kjo strukturë do të mbledhë të gjithë informacionin e klasifikuar.

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here