Parlamenti i ri, shpallet sot projekti fitues

Sot, do të mblidhet Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Ndonëse ishte shpallur një vit më parë dhe projekti fitues, mbi të cilin do të ndërtohej parlamenti i ri mbi piramidën, Kuvendi dhe firma fituese nuk kanë arritur dakordësinë mbi vlerën e ndërtimit të tij. 14 studio, paraqitën projektet e tyre në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit në websitin e Kuvendit, juria e kryesuar nga Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese. Ndër to, do të përcaktohet sot dhe imazhi që do të ketë Parlamenti i ri i Shqipërisë.