Të ndryshme

Komplote të fuqive “të vogla”: Zbulimi i bombarduesve bërthamorë sovjetikë në Arktik

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Në vitet ‘50, Bashkimi Sovjetik shkoi në rajonin e Arktikut, me pretendimin për të ndërtuar disa stacione kërkimore për qëllime shkencore, por në fakt ato u përdorën për shërbimet inteligjente dhe avantazh strategjik. Për Kanadamë, ekzistonte kërcënimi që edhe SHBA-ja do të shkonte në Arktik për arsye ushtarake, duke vënë kësisoj në pikëpyetje sovranitetin e Kanadasë mbi shelfin e akullt.

Forca Ajrore Mbretërore Kanadeze (RCAF) e kishte hedhur në hartë Polin e Veriut së paku që në vitet ‘30, por fluturimet “që mbikëqyrnin atë zonë” u rritën në mënyrë dramatike pas vitit 1945. Stacionet e motit dhe ato të zbulimit kanadez, ishin vendosur edhe në veriun e largët, për të mbikëqyrur inkursionet ruse e për të shmangur depërtimin e amerikanëve.

Ndërmjet viteve 1953-1962, kjo u bë veçanërisht e rëndësishme, pasi Bashkimi Sovjetik kreu mbi 50 teste atmosferike në Arktik, me pasojat që shpesh preknin edhe territorin kanadez. Zbulimi amerikan u bë gjithnjë e më shumë i ndërvarur nga informatat e RCAF-it, që u jepte informacione për analizat.

Një nga fluturimet më dramatike me qëllim rikonjicioni mbi akull, ndodhi në maj të vitit 1958, kur një avion Lancaster i RCAF-it fluturoi mbi një stacion sovjetik mbi akull të quajtur “North Pole 6”, dhe zbuloi një avion bombardues bërthamor “Tupolev Tu-16” të ulur mbi një pistë akulli.

Ky ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, sepse asnjë vend perëndimor nuk kishte parë ndonjëherë apo fotografuar ndonjë nga këta lloj bombarduesish. Të dhënat nga Lancaster i mundësuan analistëve perëndimorë, të bëjnë përllogarritjet e sakta mbi aftësitë e bombarduesve sovjetike.

U zbulua ndërkaq se Bashkimi Sovjetik ishte duke menduar të përdorte stacionet e tij në Artik, për t’i mundësuar avionëve të furnizoheshin në karburant dhe më pas të arrinin me sukses objektivat e përcaktuara në Amerikën e Veriut, në rastin e një lufte bërthamore./Bota.al

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here