Kontroll qumështit, AKU qetëson konsumatorët

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Nuk ka panik rreth zhurmës që po bëhet në lidhje me dukurinë e konsumimit të qumështit kancerogjen. Sidoqoftë, instancat kompetente në qarkun e Elbasanit, nuk veçohen nga rrethet e tjera në drejtim të masave të marra për kontrollin e qumështit të përpunuar në tregje apo të atij në shitje të lirë. Agjencia Rajonale e Kontrollit të Ushqimit gjatë këtyre tri ditëve të fundit, ka ushtruar kontrolle në të gjithë supermarketet dhe dyqanet që tregtojnë këta artikuj, duke marrë edhe masat përkatëse. Së pari, është bllokuar e tërë sasia e qumështit me kuti nga kompani të ndryshme tregtimi në të gjitha njësitë tregtare në qytet dhe sidomos në supermarkete. Kjo ka sjellë edhe kundërshtimin në rritje të pronarëve në supermarkete për dëmet e madha në xhiron ditore. Nga ana tjetër, agjencia në fjalë, nuk lejuar që çerdhet e kopshtet të përdorin këtë artikull, duke udhëzuar që fëmijët të ushqehen me qumësht natyror, blerë nga fermerë të liçensuar dhe të kontrolluar. Analizat për këtë qëllim janë dërguar në laboratorin e kryeqytetit për rreth dhjetëra artikuj tregtarë të qumështit industrial, nga ku priten përgjigjet e analizave. Ndërkohë, Elbasani, me resurse të mëdha në prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij me origjinë natyrore, nuk ndihet fort i rrezikuar nga qumështi i përpunuar që ka dalë me përmbajtje bakteriologjike. Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në bashkëpunim me Agjencinë e Kontrollit Ushqimor, po ushtrojnë kontrolle të rrepta në këtë drejtim, pa lënë mënjanë qumështin në tregun e lirë të fermerëve periferikë të këtij qyteti. Përkundër propagandës, ashtu si për çdo ditë, tregjet dhe rrugicat, mes prodhimesh të tjera të origjinës shtazore e bimore, janë të mbushura me bidonë qumështi natyral në pritje të blerësve. Ndërkaq, konsumatori mbetet në mëdyshje për përdorimin e tij, por tek e fundit, drejtohet nga bidonët plastikë, i bindur se ai është prodhim natyral pa stimulantë kimikë. Të gjithë specialistët shprehen në sinkron se prodhimi i këtij qarku nuk përbën asnjë rrezik për konsumatorin.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here