Kontrolli i sheqerit në gjak në mënyrë natyrale, ja si duhet të veproni

Niveli i sheqerit në gjak është një ndër indekset më të rëndësishme te organizmit. Ai duhet te jete brenda normave. Ja si ta ruani këtë ekuilibër në mënyrë natyrale. Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivele shume te larta te sheqerit ne gjak. Shkaku kryesor eshte mungesa e sekretimit te insulines nga pankreasi ose keqpërdorimi i saj, ka edhe raste kur kjo e fundit prodhohet, por “është defektoze”. Sipas “American Diabetes Association”, me shume se 17 milion njerez ne Amerike vuajne nga kjo semundje. Nese keni diabet ose nese mendoni se keni, duhet te ndiqni ne menyre sa me rigoroze keshillat e doktorit tuaj, qe te jetoni nje jete sa me te shëndetshme dhe cilesore ne te gjitha aspektet. Megjithatë, ka disa gjera qe mund ti beni ju vete per te mbajtur sheqerin ne nivele optimale ne mënyrë shumë natyrale.

1. Perpiquni te eliminoni nga dieta ushqime me permbajtje te larte sheqeri (sintetik). Zgjidhni ushqime me shume fibra, pak sheqer dhe pak yndyre. Edhe ushqime si buka e bardhe mund te kthehen ne glukoze pas metabolizmit.

2. Konsumoni vakte me te vogla me shpesh. Ndarja e 3 vakteve kryesore gjate ditës ne 5 ose 6 me te vogla do tu ndihmoje te mbani nivele sa me te balancuara te sheqerit ne gjak.

3. Përpiquni te flini sa me mire. nje studim i kryer nga James E. Gangwisch, profesor doktor ne “Columbia University”, tregon qe mungesa e gjumit mund te dëmtojë prodhimin soe funksionalitetin e insulines duke çuar ne diabet. Nje studim i ngjashem i kryer nga “Chicago University Medical Center” zbuloi se, se mungesa e gjumit e zgjatur ne kohe mund te çoje ne diabetin e tipit 2.

4. Evitoni pijet me kafeine. keto hyjne ne rangun e stimulante, te cilat ngrenë nivelin e adrenalines ne trupin tuaj dhe per pasoje rrisin edhe nivelin e sheqerit ne gjak.

5. Beni ushtrime. Stërvitja, edhe pse e lehte, ndihmon mëlçinë tuaj te rregulloje nivelin e sheqerit ne gjak. Nëse nuk jeni i mësuar me aktivitet te sforcuar fizik, filloni duke ecur. Edhe 10 ose 20 minuta ne dite jane te vlefshme. Me kalimin e kohes ju mund ta shtoni dozen e aktivitetit.

 

 

Comments are closed.