Shëndet

Kontrolloni tensionin me çaj hibiskus

Konsumi i përditshëm i çajit nga bima hibiskus mund t’ju ndihmojë ta mbani nën kontroll tensionin e gjakut.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar kohë më parë, që ka përcjellë dhjetëra persona me tension të lartë të gjakut.

Personat janë ndarë në dy grupe, njëri që ka konsumuar barna për uljen e tensionit dhe grupi tjetër ka konsumuar rreth gjysmë litri çaj nga hibistkus.

Pas katër javës trajtimi të hipertensionit, është vërejtur se tensioni diastolik është ulur për dhjetë njësi te 79% e personave që kanë konsumuar çaj ose lëng nga hibiskusi dhe 84% të personave që kanë konsumuar barna.

Studiuesit thonë se çaji i hibiskus-it nuk duhet ta zëvendësojë terapinë e mjekut, por ai mund të jetë një ndihmesë shtesë për të trajtuar hipertensionin e lehtë ose mesatar.

Lule Hibiskus

Lexoni edhe: