Konventa e Gruas për Integrim, Meta: T’i jepet fund konflikteve politike

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në Konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim, apeloi që t’i jepet fund konflikteve politike. Në fjalën e tij, Meta duke vënë si prioritet integrimin në Bashkimin Europian, ka theksuar se politika po gjen pretekste për të vonuar këtë proces i cili nuk ka të bëjë me aspirata partiake. “Shqipëria duhet ta kishte marr statusin e vendit kandiat, pengesë ka qenë politika. Nuk ka qenë as kriteret e tjera, ato ekonomike, kur Shqipëria është vlerësuar vazhdimisht për reformat që ka ndërmarr, as përafrimi i legjislacionit, por për fat të keq ka qenë politika e papërgjegjshme e cila në vend që të japë kontributin pozitiv, përkundrazi përpiqet të gjejë pretekste për të vonuar një proces i cili ka të bëjë me një aspiratë mbarë kombëtare dhe aspak parciale apo partiake”, u shpreh ai. Duke sjellë në vëmendje jubileun historik, 100 vjetorin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar, kreu i LSI-së, nuk ka lënë pa vlerësuar rolin e grave dhe vajzave në të gjitha periudhat historike duke filluar me Marigonë, Nënë Terezën e me radhë. Më tej Meta bëri thirrje që Komisioni për reformën Zgjedhore të reflektojë kërkesat e paraqitura nga ana e LSI për Kodin Zgjedhor.

Comments are closed.