Korçë, vranë 23-vjeçarin, arrest me burg për 4 të rinj

“Arrest me burg”, është masa e sigurisë që ka dhënë në seancën e sotme, trupa e gjykatës së Korçës, për katër të rinjtë, që dyshohen si autorët e vrasjes së 23-vjeçarit, Oligert Kreka. Emiljano Nazifi, Aldo Nazifi, Ismir Zeneli dhe Ilir Ravolli, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve për goditjen me sende të forta në kokë e në trup ndaj viktimës Oligert Kreka dhe të lënduarit tjetër Saimir Yzeiri. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur të rinjtë kanë qenë duke festuar, dhe sipas policisë katër autorët, në gjendje të dehur, pas një debati kanë goditur me sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të dëmtuarit, ku si rrjedhojë e plagëve të marra Oligert Kreka ndërroi jetë, ndërsa Saimir Yzeiri pësoi dëmtimet rënda.

Comments are closed.