Categories
Opinion

Koronavirusi, produkt i shoqërisë që ka humbur vlerat e njerëzimit

Nga Artan Fuga

Çfarë mo çfarë, epidemia e coronavirusit do të ndryshojë shoqërinë, do të na bëjë më humanë dhe të mirë?

Hahahahahahahahahaahahahahaha! Me lotë me lotë!

Më shkritë gazit o budallenj! Mirë gjë tjetër, po Niçen mo nuk e keni lexuar së paku as sa për fillim?

Nuk kuptoj ç’a u mëson kalamaqëve kjo shkolla jonë mësonjtore?

Po coronavirusi është produkt i një shoqërie në krizë dhe degradim mooooo. Atë e prodhon sikurse të gjitha kataklizmat vetë njeriu mëkatar.

Coronavirusi është produkt i shoqërisë që ka humbur vlerat e njerëzimit, si mundet që virusi produkt i degradimit ta rregullojë degradimin.

Hajde logjikë hajde!

Ja sa të dalin nga izolimi, aktorët shoqërorë mezi po presin t’i hyjnë me energji dhe frenetizëm të njejtës rrugë që kishin në dorë më parë. Kanë humbur kohë në rrugën drejt egoizmit!

Shoqëria ndryshon me cikle, o rrusha!

Mirë moooo, mirë po Tuqiditin, Monteskjenë, Hegelin, Spenserin, Simmelin, Shpenglerin, e mëson kjo mësonjtorja jonë shqipe?

O më raftë pika mua thuaj!