Koshtunica: Serbia nuk ka arsye të festojë statusin e kandidatit

Lideri i Partisë Demokratike Serbe (DSS), Vojislav Koshtunica, tha se Serbia nuk ka asnjë arsye për të festuar statusin e kandidatit.  Sipas tij interesi i qytetarëve serbë është të deklarojnë neutralitetin politik dhe t`i japin fund integrimit në BE. “Kush feston në Serbi marrjen e kandidaturës? A feston një komb që nuk ka punë, që është varfëruar. Kush përveç qeverisë mund të festojë marrjen e kandidaturës, kur të gjithë e dimë se me farë çmimi është paguar”, theksoi Koshtunica. Ai ka thënë se statusi është një fjalë boshe se qytetarët serbë nuk kanë përfitim duke shtuar se ekonomia po pëson dëme për shkak të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të nënshkruar me BE-në. “Qytetarët në zgjedhje duhet të marrin vendim të rëndësishëm nga i cili varet fati i Serbisë, kurse ai vendim duhet të tregojë nëse vendi duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë që BE nuk ka alternativë tjetër, dhe të shkojë në këtë rrugë të vetëshkatërrimit, apo ka ardhur koha për një politikë të re për shpalljene neutralitetit politik të Serbisë”, tha Koshtunica. Edhe nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviç, konsideron se statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, për Serbinë dhe qytetarët e saj, jo vetëm nuk do të thotë asgjë, por do të përkeqësojë pozitën e Serbisë, pasi do të hapë rrugën për shantazh të ri.

Comments are closed.