Kosovë, festohet 14-vjetori i UÇK, kujtohen heronjtë

Kosova feston sot, 14-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast, sot Prekazin do ta vizitojnë zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës dhe zyrtarë të subjekteve të ndryshme politike, midis të cilëve edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili do të bëjë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Media kosovare informon se vizita të ngjashme kanë paralajmëruar edhe zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët në orën 10:00 do të vizitojnë Prekazin dhe do të bëjnë homazhe të varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe do të vizitojnë familjen e Jashari. Po sot, Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, duke filluar nga ora 11:00, ku me nga një fjalë rasti do të paraqiten Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të Familjes Jashari. Më pastaj do të vazhdohet me Ceremoninë Ushtarake të FSK-së, e cila që do të përcillet me parakalimin e kuadrateve të FSK-së. Pas parakalimit manifestimi vazhdon me një program kulturo-artistik, nga ansamblet dhe këngëtarët e njohur të estradës dhe të ansamblit “Shota”.

Comments are closed.