Kosovë, lirohen dy policët kosovarë që ishin arrestuar nga serbët

Dy policët kosovarë, që i arrestoi Serbia dy ditë më parë, i janë dorëzuar EULEX-it dhe së shpejti do t’u bashkohen familjeve. Sipas “Klan Kosovës”, këtë njoftim e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi. Nuk ka hollësi nëse arrestimi i tyre ishte bërë në territorin e Serbisë, apo ishin kidnapuar nga policia kufitare serbe brenda territorit të Kosovës, siç kanë deklaruar autoritetet kosovare.

Comments are closed.