KQZ diskuton numërimin elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton sot për projektin elektronik të votimit në Tiranë. Sipas relacionit të këtij projekt vendimi, përcaktohet plani për përmbushjen e projektit SEV, sistemi elektronik i verifikimit të regjistrimit të zgjedhësve.
Sipas këtij plani, prova e funksionimit të sistemit dhe suportit teknik duhet të përfundojë deri në 22 qershor, një ditë para zgjedhjeve.