KQZ nis diskutimet me katër anëtarë

Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e para pas dorëheqjes së dy anëtarëve
të Partisë Socialiste Denar Biba dhe Albana Shtylla dhe pas ngrirjes së veprimtarisë së anëtarit të PBDNJ Jani Jano, me 4 anëtarë, përfaqësuesi socialist në këtë komision Genci Gjonçaj deklaroi se anëtari i LSI Ilirjan Muho u
shkarkua pa të drejtë. Ndërsa përfaqësuesi demokrat në këtë komision Njazi Kosovrasti, tha se në
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve diskutohen shqetësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo problemet politike.