KQZ teston numërimin elektronik

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve realizoi testin e numërimit elektronik që do të aplikohet në Fier më 23 qershor. Pas votimit të 6 mijë zgjedhësve të grupmoshave të ndryshme në qendra votimi të improvizuara në Tiranë dhe Fier, u kalua në procesin e numërimit. Një nga sallat e shkollës “Hasan Prishtina” në kryeqytet u shndërrua në një ambjent, ku numërohen vota, rreth 6 mijë të tilla. Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, shpalosësit e votave dhe dy skanerat, formuan infrastrukturën për këtë teknologji të re të këtyre zgjedhjeve. Pasi hapen kutitë, votat palosen një për një dhe pastaj futen në skanim, pas procesit të verifikimit, fillon numërimi i tyre. Procesi i skanimit dhe numërimit shfaqet në ekran. Pretendimi është që edhe kjo makinë elektronike të jetë e pagabueshme. Ajo është programuar të bëjë verifikimin vetëm në kutizën ku votohet, e në rastin kur shënjimi për votën është hedhur diku tjetër, pajisja nuk e lexon.  Në rastin konkret linja e skanimit 2, nuk vlerësoi 25 vota. Në këtë moment ndërhyjnë anëtarët e komisionit që duhet të bëjnë vlerësimin e votave, dhe vendimi duhet të jetë kolegjial. Ambasadori Eugen Wollfarth ndoqi procesin, ndërsa nuk i shpëtoi komentit për situatën e krijuar në KQZ me vendimin e maxhorancës për të liruar nga detyra Ilirjan Muhon.  “Në fakt është e rëndësishme që të bëhet një punë apolitike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kjo punë që po bëhet këtu, tregon një gjë të tillë. Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj ligjet, dhe ky proces duhet bërë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve, në fund është sovrani që vendos, me votë”,-tha ai. Qarku i  Fierit nxjerr 16 deputetë, Më 23 qershor aty do të funksionojnë dhjetë Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Një prej tyre do të jetë me tri makina elektronike, ndërsa të tjerat më nga dy dhe synohet  që numërimi të përfundojë brenda 24 orëve.  Por që të aplikohet kjo teknologji, një problem që duhet të marrë zgjidhje është fleta e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi për Fierin një model që përmban vetëm 42 emra partish, por mësohet se deri më tani janë regjistruar 65 parti, ndërsa afati mbyllet ditën e diel.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here