Krasniqi: Duhet të bisedohet me përfaqësuesit e serbëve të veriut

“Duhet të ketë bisedime me përfaqësuesit serbë të pjesës veriore të Kosovës, që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe liritë e veta që i kanë edhe me kushtetutë dhe me ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në një konferencë për media të mërkurën pas takimit që pati me homologun e tij nga Irlanda e Veriut, William Hay. “Kosovapress”, informon se kreu i Kuvendit, ka deklaruar se janë të vetëdijshëm se në veri të Kosovës ekziston një problem, por ka shtuar se janë të bindur se oferta e institucioneve të Republikës së Kosovës, e cila buron nga dokumenti i presidentit Ahtisaari, është një ofertë e mirë, që hap perspektivë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka shtuar se duhet të bisedohet me përfaqësuesit e serbëve në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Comments are closed.