Kreshnik Spahiu do të deklaronte pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 qershiorit se do të largohej nga politika, ndërsa forca politike që drejtonte dështoi në këto zgjedhje. Spahiu u largua nga Shqipëria drejt Brukselit, por duket se ditët e fundit ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale.

Së fundmi, Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale një koment në kuadër të festave të nëntorit.

Ismail Qemali gaboi? Flamuri duhet të ngrihej në Shkup për një Shqipëri të madhe dhe jo në Vlorë për një Shqipëri të vogël”,  shkruan Kreshnik Spahiu në rrjetet sociale. /SYRI.net