Shkencë Universi

Krijimi i kontinenteve – tre miliardë vjet më parë

Shfaqja e kontinenteve ishte një moment kyç në historinë e jetës në Tokë, jo vetëm sepse ato janë vendbanimi i shumicës së njerëzve. Kontinentet e para mbi Tokë janë krijuar 3 miliardë vjet më parë.

Hulumtimi i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, vlerëson moshën kartonëve, siç quhen ndryshe terrenet e para të shfaqura në sipërfaqe, shkruan Livescience.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e kratonit Singhbhum në Indi, i përbërë nga shkëmbinjsh magmatikë dhe sediment duke e datuar 3.6-3.2 miliardë vjeçar. Sipas këtij studimi, madje ky kraton është më i lashtë seç mendohej deri më sot nga studimet e mëparshme, që datonin rreth 2.5 miliardë vjeçar.

Hukumtimi shpjegon se përsa i përket mekanizmit që ndikoi ngritjen e terreneve të para mund të ketë qenë një zgjerim shumë i lartë i magmës dhe ngjitja e kores së Tokës së pasur me silic. Sipas studimit, ky është një mekanizëm shumë i ndryshëm nga ai që sot kontrollon lëvizjet e pllakave kontinentale.

Lexo edhe  Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit për valët gravitacionale

Lexoni edhe: