Krijohet çokollata që bënë mirë sikurse frutat

 

Dihet tashmë që çokollata e zezë ndihmon të sëmurët me zemër, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Por deri tani nuk ishte thënë se çokollata bënë mirë si frutat. Por kujdes ! Gjërat në të ardhmen mund të ndryshojnë, ku së fundmi është shpikur edhe një çokollatë pa yndyrë e cila mund të ketë të njëjtin efekt si molla, mandarina dhe dardha. Receta e re është bërë publike takimin e 25-të kombëtar të Shoqatës Amerikane të Kimisë, të Universitetit Warwick. Formula e re redukton deri në 50 për qind të yndyrave, në krahasim me çokollatat tradicionale. Gjithashtu studimi evidenton se kjo çokollatë përmirëson kolesterolin dhe qarkullimin e insulinës, në të njëjtën kohë redukton edhe masën trupore. Por këtu theksohet se reduktimi i masës trupore nuk ka lidhje me sasinë e çokollatës së konsumuar. Ndaj dhe, theksojnë studiuesit, është e kotë të hani pambarimisht, ndërkohë që duhet të mbani nën kujdes shpeshtësinë e ngrënies së saj, e cila duhet të jetë rregullisht dhe shpesh. Nga ana tjetër jo çdo studiues bie dakord me rezultatet e arritura në këtë studim, për këtë arsye priten sqarime më të shumta, teksa mbetet në fuqi këshilla për më shumë kujdes.