Krim në familje, gruaja plagos bashkëshortin: E bëra për vetëmbrojtje

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

 

Gruaja qëllon me pistoletë burrin duke e plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës, në Durrës në familjen Zaçellari pas sherrit mes dy bashkëshortëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nga veprimet e para mësohet se krimi ka ndodhur pas një sherri të vazhdueshëm në familje. Gruaja, Leonora Zaçellari, ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëshortit, Përparim Zaçellari, 35 vjeç. Autorja ka njoftuar policinë dhe është dorëzuar bashkë me armën. Në polici gruaja ka deklaruar se prej kohësh keqtrajtohej nga bashkëshorti dhe veprimin e sotëm e ka kryer për vetëmbrojtje. i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit, ku ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën.

           

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here