Kripa dëmton zemrën

kripeNjë studim që është zhvilluar në Finlandë ka konfirmuar se kripa dhe zemra nuk shkojnë shumë dakord me njëra-tjetrën. Studiuesit për të arritur në këtë përfundim kanë ndjekur për 15 vjet më shumë se 2400 persona, duke vlerësuar faktorët e mundshëm të rrezikut kardiovaskular dhe duke matur sasinë e sodës në bazë të përqindjes së saj në urinë.
Në personat në të cilët infarktet kanë qenë më frekuente dhe sëmundjet e zemrës kanë qenë më të shumta, sasia e sodës është më e lartë.
Çfarë do të thotë kjo? Rezultatet furnizojnë me provën e drejtpërdrejtë se sasitë e mëdha të sodës përfaqësojnë një faktor të madh rreziku për kardiopatike ishemike.
Në praktike soda nuk i bën keq vetëm tensionit , por ka një efekt negative të drejtpërdrejtë në zemër, një rrezik që u bashkëngjitet edhe atyre të sëmundjeve të tjera si hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe mbipesha.

Similar Posts