Kristo Papas i Agimit të Artë, fytyra e vërtetë e Greqisë

Bokacio para 700-vjetësh “…duke njohur vesin e grekëve, që sa më pak gjejnë burra që t’u thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur gjejnë ndonjë burrë të fortë, jo vetëm i përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten dhe familjen e tyre”.

Paraqitja e filozofisë së Agimit të Artë, partisë neonaziste të Greqisë, ishte një nga të vërtetat e mëdha që, në një formë a në një tjetër, e demaskon të ashtuquajturën demokraci greke. Nëse flitet për një shtet që në zemër të Europës manifeston hapur tendenca shoviniste dhe aneksioniste, tipike të nazifashizmit, ajo është Greqia dhe simotra e saj, Serbia. Dalja në skenë e Kristo Papas si përfaqësues i një partie parlamentare greke që vjen në rritje, marzhi i saj në opinion, duhet thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Greqisë që asnjëherë nuk mund të thuhet se ka qenë ndonjëherë demokratike.

Shumë standarde të sjelljes së pakuptimtë të një shteti, në radhë të parë, me fqinjët si Shqipëria, janë një tregues i qartë i fqinjësisë si gjarpër që të helmon. Nuk ishte gjuha e një greku që pretendon se ka lindur në Sul dhe që trashëgimisht është shqiptar, ashtu si Napolon Zerva, por që realisht vetëm shqiptarë nuk janë. Ata janë pjella bastarde të një shteti që di të prodhojë skarcitete të tilla që janë kthyer në frymëzues të ndjenjave më ultranacionaliste. Nuk është rastësi që në Greqi, herë pas here dhe kohë pas kohe, në periudha të ndryshme historike dalin tipa Thanasësh, Zervas, Papas apo edhe Kryeministra si Metaksai, i cili që më 1936-ën, ka pasur marrëveshje me Hitlerin dhe ka marrë borxhe dhe ndihma nga Hitleri që për numër të popullsisë janë nga më të lartat dhe që janë borxhe të vjetra të Greqisë ndaj Gjermanisë. Gjenerali Ralis dhe Kryeministër Çollqakogllu janë përsëri ata bashkëpunëtorët e ngushtë të nazizmit me frymëzime fashistë tipikë që, fatkeqësisht, jetojnë në këto kohë moderne. Ata lindin në një truall tipik si personazhe tipikë, janë produkt i vendit që i ushqen dhe i gjeneron, janë mostrat më përfaqësuese të një shteti që historikisht mbahet mend për luftëra të pabesa, për intriga dhe uzurpatorë të trojeve dhe historisë së të tjerëve.

Reagimet e Ambasadorit amerikan, Arvizu, dhe personalitete të tjera të Departamentit të Shtetit për moslejim të frymës nacionaliste në Shqipëri, duken si të zbehta përpara tendencave të hapura ultranacionaliste me tone të theksuara nazifashiste të një partie parlamentare dhe një kryetari të politikës greke. Habia e madhe qëndron në atë që ky injorant dhe i pashkollë si donkishot i kohëve të reja, akuzoi edhe vetë SHBA-të për shovinizëm dhe ndërhyrje në Greqi, në një kohë që ky shtet është anëtar i BE-së dhe i NATO-s. Kërcënimet me Ligjin e Luftës ndaj Shqipërisë, si një anëtar i këtij formacioni ushtarak, duken si prova për të prodhuar tensione në rajon në një kohë që Greqia është në një kolaps politik dhe ekonomik. Rritja e toneve nacionaliste dhe heshtja e qeverisë greke, na jep të drejtën të mendojmë se duket si një skenar i paramenduar mirë dhe një e keqe e mirëmenduar në Europën Juglindore që kërkon të trazojë rajonin. Ndërkohë që kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, me të drejtë kërkon që Kristo Papas të shpallet nongrada në Shqipëri, për shkak të të gjithë inkoherencës dhe antishqiptarizmit që manifeston hapur, para së gjithash është vetë shteti grek anëtar i NATO-s që duhet ta nxjerrë jashtë ligjit një parti naziste dhe kreun e saj ta gjykojë për naziskin. Mosbërja e një veprimi të tillë, hapur do të thotë se pajtohet me të, e pëlqen atë, fshehtas edhe e ndihmon dhe e nxit që të bëjë kështu. Çuditërisht, edhe ambasadorët grekë në Tiranë apo edhe deputetë grekë që vijnë në Shqipëri, janë të ngjashëm me Kristo Papas dhe, fatkeqësisht, lejohen të bëjnë propagandë antishqiptare në zemër të Shqipërisë. Aq më keq akoma, heshtja e eksarkut grek, Janullatos, kreut të KOASH-it, e bën po aq përgjegjës këtë njeri që ka ngrënë bukën e shqiptarëve dhe bëhet pjesë shpirtërore e neonazistit antishqiptar.

Historikisht, për t’u dhënë përgjigje pretendimeve historike të një psikopati renegat, duhet të jetë trupa akademike shqiptare që t’i provojë opinionit botëror se cila është Shqipëria, pozicioni i saj historik, prejardhja pellazge e rajonit dhe ekzistenca prehistorike e ilirëve dhe më pas e shqiptarëve. Jo rastësisht, Athina është e rrethuar nga fshatra shqiptarë, jo rastësisht shqipja ka qenë gjuha e Greqisë, jo rastësisht gjeneralët më të mëdhenj të këtij shteti janë shqiptarë. Nëse ata janë renegatë, ajo është një çështje e karakterit të tyre, por origjina është orgjinë. Nuk është faji i shqiptarëve të sotëm që e duan emrin Shqipëri, e duan flamurin kuq e zi, që e duan kombin e tyre dhe që një grup renegatësh janë bërë tradhtarë në kushte të caktuara dhe në rrethana të caktuara të imponimit dhe frymës megalidesë. Gënjeshtrat e një injoranti të pashkolluar me skizofreni që flet me një gamë të madhe fjalësh armiqësore ndaj shqiptarëve, janë një motiv më shumë për të bërë një pasqyrim real të realiteteve që ekzistojnë mes dy shteteve. Nuk është Shqipëria që ka zaptuar toka greke, por janë grekët që kanë zaptuar toka shqiptare duke qenë gjithnjë në konflikt me vendet e rajonit.

Më vijnë në mendje fjalët e Bokacio para 700-vjetësh, ku midis rrëfenjave të shumta, në rrëfenjën e tetë të Ditës së Dhjetë, ndër të tjera shkruan: “… duke njohur vesin e grekëve, që sa më pak gjejnë burra që t’u thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe përkundrazi, kur gjejnë ndonjë burrë të fortë, jo vetëm i përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten dhe familjen e tyre”.

 Në një shkrim të publicistit të mirënjohur në SHBA lexoja dikur se ç’tha në Dhomën e Lordëve të Londrës Markezi Lansdoëne, lidhur me kasaphanën që po bënin grekët ndaj shqiptarëve: “Është e pamundur të ekzagjerohen mizoritë që po kryejnë bandat greke në Shqipërinë e Jugut. Këto banda përbëhen nga ushtarë grekë të lënë prapa pasi ushtria greke zyrtarisht u largua nga ato vise. Ata nuk i kanë ndërruar as uniformat, por vetëm i kanë shqepur spaletat si edhe çdo shenjë identifikimi. Shqiptarët po i vrasin me duart’e tyre grat’ edhe fëmijët që të mos i lenë të bien në duart e grekëve… Grekët kanë shkatërruar fshat pas fshati që të mbulojnë gjurmët e mizorisë tyre”. Gjithnjë bëhet fjalë për Çamërinë e martirizuar historikisht.

Nga ana tjetër, para Dhomës Komuneve koloneli Aubrey Herbert bëri denoncimin: “Unë e akuzoj qeverinë greke si nxitëse të veprimeve që sollën këto mjerime. Dyert e burgut të Janinës nuk mund të çeleshin aksidentalisht. Kush tjetër veç qeverisë i armatosi kriminelët që dolën së andejmi? Kush i nxiti andartët e Kretës të shkojnë poshtë e përpjetë duke vrarë e duke prerë? Prapë qeveria Greke. Kush ka bërë për vite me radhë një propagandë gjithë vrer? Qeveria greke…”.

Janë realitete që janë jetuar në çdo kohë në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në raport me shqiptarët, ekskluzivisht në Çamëri. Prodhim i këtyre realiteteve është edhe Kristo Papas, si përfaqësuesi më tipik në këto kohët moderne.

Hyqmet ZANE