Kriza në Eurozonë, firmoset pakti fiskal

Vendet anëtare të BE-së nënshkruan sot një pakt fiskal për më shumë disiplinë buxhetore. Vetëm Britania e Madhe dhe Republika Çeke nuk janë pjesë e saj. Irlanda ka njoftuar se do të organizojë referendum. Shtetet e BE-së dërguan një mesazh të qartë për takimin e nivelit të lartë të pranverës. Mesazhi thotë se rehabilitimi i buxheteve ka prioritet. 25 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nënshkruan një paketë kursimesh me rregulla të forta. Motoja e BE-së për frenimin e krizës së borxheve është “më shumë disiplinë buxhetore”. Me këtë synim 25 nga 27 vendet e BE-së nënshkruan ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë të BE-së një paketë kursimesh. Marrëveshjes, e cila parashikon ndër të tjera kufizimin e borxheve sipas modelit gjerman, nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia. Irlanda ka bërë të ditur se do të zhvillojë një referendum. “Unë mendoj se ky është një sinjal i fortë, se nga kriza ne kemi nxjerrë mësime,” tha në Bruksel kancelarja Angela Merkel (CDU). Me këtë pakt vendet nënshkruese janë të detyruara që të mbajnë deficitin strukturor nën kufirin e 0,5 përqindshit të prodhimit bruto në vend, në vend të 1,0 përqindshit, siç e parashikojnë ligjet e BE-së. Në takimin e nivelit të lartë të BE-së u zhvilluan edhe këshillime për sanksione kundër Bjellorusisë. Qeveria e Minsk-ut ka kërcënuar se nëse kjo ndodh do të kundërpërgjigjet.

Serbisë i ofrohet aderimi në BE

Në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë, pjesëmarrësit dhe të tjerët vendosën që Serbia të marrë zyrtarisht statusin e kandidatit për t’u pranuar në BE. Në këtë mënyrë qeveria në Beograd mund të fillojë bisedimet e pranimit. Datë për fillimin e bisedimeve nuk është dhënë ende. Para të tjera do të jepen edhe për Greqinë e mbytur në borxhe. Ministrat e financave aprovuan direkt para fillimit të takimit paketën e dytë të ndihmës prej 130 miliardë euro. Përfundimisht kjo paketë do të vihet në lëvizje këtë javë.

Comments are closed.