Kroasante
Përbërësit për kroasante:
- 3 vezë
- 3 lugë sheqer
- 200 gr gjalpë
- 1 gotë qumësht
- 700 gr miell
- lëkurë limoni
- majë birre
- nutella, ose recel
Përgatitja:
- Përziejmë të gjithë përbërësit dhe formojmë një top. E lemë për gati një orë sa te vijë brumi.
- E ndajmë topin në disa topa të vegjël dhe me secilin top bëjmë një rreth(jo te hollë fare)duke e hapur.
- E ndajmë rrethin në 8 pjëse dhe në cdonjeren veme nutellën ose recelin.
- E rrotullojmë nga lart –poshtë dhe formojmë molton.
- Këto i vëmë në tepsi dhe i lëmë gati një orë sa të vijë brumi përsëri.
- I pjekim në furrë me 180 gradë për 30 min dhe janë gati për tu shërbyer.