Kryeministri Berisha, nga Brukseli: Reforma zgjedhore do të zgjidhet brenda prillit

Kriteri i reformës zgjedhore, vendosur si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pritet të plotësohet brenda disa javëve. Kryeministrit Berisha, i gjendur në Bruksel për takimin e Partive Popullore Europiane, tha se kjo është çështje javësh. “Absolutisht mund të plotësohet. Mund t’ju them ju dhe me vullnet të përbashkët edhe për 4 deri në 6 javë, sepse ne kemi bërë të gjitha lëshimet. Për adresimin e amendamenteve e rekomandimeve të ODHIR-it, ne i kemi njohur socialistëve pothuajse ekskluzivitetin e paraqitjes së amendamenteve. Në rast se dikush për ta bllokuar atë, sjell gjëra që nuk janë rekomanduar kurrë. Kur ia thashë këtu, mbetën, që janë kërkuar dënime 8-vjeçare për një fletë votimi. Megjithatë, ne mbetemi të vendosur, të hapur të punojmë me intensitet, me besim të plotë me institucionet ndërkombëtare për ta plotësuar atë sa më shpejt”,- u shpreh Kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit e shfrytëzoi samitin e Partive Popullore Evropiane në Bruksel për të informuar për zhvillimet më të fundit politike në vend dhe reformat për integrimin evropian. Gjatë fjalës në Samit, Berisha përshëndeti konsensusin ePPEpër t’i dhënë statusin e kandidatit të BE-së Serbisë, si dhe ka kërkuar vëmendje e mbështetje për afrimin e shpejtë të Kosovës me Bashkimin Evropian. Kryeministri ka folur në takimin e partive popullore europiane edhe mbi rëndësinë e 2 marrëveshjeve të arritura së fundmi midis Kosovës dhe Serbisë, duke përshëndetur dhënien e statusit të kandidatit Serbisë dhe fillimit të procesit të MSA-së me studimin e fizibilitetit për Kosovën. Por ai i ka tërhequr vëmendjen e liderëve të djathtë për çmontimin e strukturave paralele serbe në Veri të Kosovës.

 

 

Comments are closed.