Kryeprokurori i ri, presidenti Nishani nis nesër konsultimet me partitë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Presidenti Bujar Nishani nis nesër takimet me krerët e grupeve parlamentare për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Në një deklaratë për shtyp, thuhet se presidenti Nishani do të organizojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Presidencë. Sipas Presidencës, këto takime synojnë të evidentojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqesojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ditën e martë, takimin e parë kreu i shtetit do ta zhvillojë në orën 10:00 me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,  Astrit Patozi ndërsa në orën 11:00 me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Takimet vijonë më pas me kreun e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka në orën 12:00, me Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu në orën 13:00, në orën 14:00 do të ketë një takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe takimi i fundit do të zhvillohet në orën 15:00 me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin