Familja

Ku gabojnë më shpesh prindërit ?

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

familjePër të qenë prindër që fëmijët të rriten në mënyrë të përkryer, nuk ka rregulla universale. Më poshtë i kemi paraqitur disa nga gabimet më të zakonshme.

KUJDES SE ÇFARË FLISNI

Në biseda me fëmijët duhet të jeni të qartë dhe të shkurtër, pa shumë zgjatje. Përdorni shembuj të thjeshtë, fjalë dhe situata të jetës që fëmija do të jetë në gjendje për të kuptuar. Sipas të riut, ju, nuk veproni sikur ata ende nuk jetojnë në botën e vërtetë dhe se të gjitha mbeten për t’u parë. Realiteti i tyre është në kërkim të të drejtave, prangaj nuk duhet që ti ngarkoni shumë, që ata të kuptojnë me lehtë.

BËHUNI SHEMBULL

Një gjë bëni, kurse fëmijëve ju thuani që duhet ndryshe të bëjnë sepse ju jeni të rritur dhe që ata nuk e kuptojnë këtë. Veprimet flasin më shumë se fjalët dhe këtë duhet të mbani në mend sepse në sytë e fëmijëve do të jeni hipokritë.

SHMANGIA E BISEDËS

Ju jeni në gabim! Nëse mendoni se ju do të jeni në gjendje për të izoluar fëmijën nga shoqëria dhe që deri tek ai nuk do të vij çdo informacion mbi tema si seksi, atëherë ju jeni gaobheni. Nga ju mund të mësojnë qëndrime të duhura dhe më pas kanë më shumë gjasa për të marrë vendime të drejta. Nëse ata e përdorin vetëm informacionin nga shoqëria apo nga interneti, çdo gjë mund të shkojë keq. Flisni hapur.

KRAHASIMI

Një nga gabimet shumë serioze dhe më të shpeshta janë krahasimet në mes të vëllezërve dhe motrave të tyre. Çdo person është i ndryshëm dhe kështu janë fëmijët.

TË BËNI NË VEND TË FËMIJËS

Trajneri Michelle Kunz kujton se prindërit bëjnë shumë gjëra për fëmijën. Për shembull kur shkoni në vizitë tek mjeku dhe kur ai pyet se si ai ndihet, lerëni fëmijën le të përgjigjet vet. Përndryshe ju keni dërguar një mesazh se fëmija yt është i paaftë.

RREGULLA

Pa to ne nuk mundemi, por ka raste kur duhet bërë një ndryshim – sidomos kur ata rriten. Kur fëmija është i vogël, dërgimi i tij në dhomë është dënim, por kur është më i rritur do të jetë si një shpërblim për shkak se dhoma e tij është e perandori e vërtet për të.

SUKSESET DHE DËSHTIMET

Shumë prindër i imponojnë fëmijëve të tyre aktivitete që ata dëshironin për veten e tyre kur ata ishin të vegjel. Autor i “God You’re Beautiful: What We Say, We Say To God” Dion McInnis beson se çdo sukses apo dështim i fëmijës nuk janë diçka për të cilat ekskluzivisht janë përgjegjës prindërit. Detyra e prindërve është që të udhëzojnë dhe të udhëheqin fëmijën, por ai nuk është një robot që është programuar. Suksesi i fëmijës mund të jetë për shkak të gjenetikës, këshilla prindërore, por jo për vetë prindërit, por për një fëmijë që ka pasur sukses në diçka.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here