Kujdes nga produktet e kozmetikës

produkte kozmetikeProduktet tuaja kozmetike duhet të ruhen në një vend të freskët e të thatë, ndryshe ata mund të jenë burim i rrezikshëm për sëmundje, bakterie apo irritime lëkure. Këshilla:

1. Lani mirë duart para se të prekni produktet kozmetike dhe pastroni rregullisht aksesorët tuaj të makijazhit.

2. Shmangni dhënien hua dikujt të produkteve të kozmetikës(sidomos të kuqin e buzëve dhe lapsin e syve). I kuqi i buzëve mund të jetë përgjegjës për një sër sëmundjesh të ndryshme të lëkurës dhe nuk duhet të ruhet për më shumë se një vit.

3. Kohëzgjatja e ruajtjes së rimelit është me e shkurtër, nga 3-4 muaj. Në rast të kundërt bakteret shtohen dhe shkaktojnë probleme tek sytë. Peneli ruhet maksimumi 6 muaj ndërsa lapsat e buzëve deri në 2 vjet.

4. Fondatinat (pudrat) zakonisht rezistojnë deri ne 6 muaj, por edhe kjo varet nga përbërja. Produktet bio dhe hipoalergjike janë më të mira, por kanë më pak konservues dhe kohëzgjatja është më e shkurtër.

5. Për t’u mbrojtur nga bakteret duhet të pastrojmë mirë furçat, ato të syve, të faqeve, buzëve etj. Përndryshe ata irritojnë lëkurën tone. Një here në jave duhet t’i lani ato dhe një here në muaj duhet t’i ndërroni.

Similar Posts