Kujdesi për lulet në vazo

0
13 050 lexime

Koha t’i çoni lulet e shtëpisë me “pushime”

orkide

Temperaturat po rriten dhe lulet që keni mbajtur brenda në shtëpi nuk do të dëmtohen nga i ftohti në qoftë se i nxirrni jashtë.

Përgjithësisht lulet që kanë qëndruar brenda përgjatë të gjithë dimrit, janë të dobëta prandaj nuk duhet të bien në kontakt direkt me diellin.
Duhet të keni parasysh që t’i nxirrni lulet në drite gradualisht, por duke evituar daljen direkte nën dritën e diellit, pasi gjethet e tyre mund të dëmtohen. Kjo ndodh për arsye se gjethet e lules janë mesuar tashmë me gjendjen e dritës së paket (dhe jo të drejtpërdrejtë) dhe drita e menjehershem, sidomos gjate fillimit te sezonit, do t’i shkaktonte djegje të gjetheve.

Më të mira për lulet në kete rast janë vazot e qeramikës. Kjo per arsye se rrenjet e tyre qëndrojnë të freskëta dhe materiali i vazos lejon ajrosjen (në dallim nga vazot e plastika të cilat nuk lejojnë ajrosjen e rrënjëve).
Gjithashtu, duhet të tregohet kujdes edhe që vetë vazo të mos jetë e ekspozuar direkt nën dritën e diellit, sepse kjo mund të shkaktoje dëmtim të rrenjeve.

Më e mira do të ishte qe të rrethohej vazo me dhe, apo të futet në dhe për te qendruar sa më e freskët, por duke qenë se kjo nuk është shumë praktike, ruajtja nga dielli direkt është e mjaftueshme. Për më tepër, në rast se herë pas here do të lagim vazon nga jashtë që të mos thahet, është diçka pozitive.

Përgjithësisht lulja duhet të ujitet sa herë të shikoni që dheu është tharë rreth 5 cm.
Me rëndësi është që ujitja të mos bëhet menjëherë pasi shpesh uji ka tendencë të kullojë jashtë vazos me shpejtësi. Duhet të bëhet ujitja e ngadaltë dhe me intervale.
Gjithashtu, kur e shikoni se dheu nuk është i mire pasi uji nuk depërton apo depërton shumë shpejt, mund të punohet pak sipërfaqja e vazos apo të mund të shtypet pak dheu, me qellim që të ngjeshet dhe uji te mos kalojë pa i njomur rrënjët e bimës. Por, gjithmonë, nuk duhet tepruar me ujitjen. Kjo është në varësi edhe të lules, apo të madhësisë së vazos.

Së fundmi, rrotullojeni vazon herë pas here dhe mos e lini në një drejtim, pasi lulja mund të rritet vetëm në një krah, në anën e diellit.

Në rast se keni ndonje mënyrë tuajën për trajtimin e luleve, do të ishte me interes ta lexonim tek komentet.

SHARE
Previous articleH. De Balzak
Next articleDjemtë Gazmorë

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of