Kukës: Grabitje në postë, plagoset rëndë punonjësi

Një grabitje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolsh të Kukësit ku një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Zenel Algjino punonjës në postë është sulmuar nga persona të maskuar, prej nga dhe i janë marrë paratë që kishte me vete prej pensioneve dhe ndihmës ekonomike që shpërndante. Algjino u qëllua me sende të forta dhe tytën e pistoletës, duke pësuar çarje të kafkës. Si rrjedhojë e dëmtimeve, 50 vjeçari u dërgua me helikopter drejt
Spitalit Ushtarak në kryeqytet, ku ndodhet në gjendje kritike.