Kukës, gruaja e zhdukur Fllanxa Reçmati, 35 vjeç

Policia e Kukësit ka zbardhur identietin e gruas së zhdukur. Fllanxa Reçmati, nënë e 3 fëmijëve rezulton e zhdukur në qytetin e Kukësit. Denoncimi ka ardhur nga vajza e saj, e cila kur është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur nënën. Sipas policisë së qytetit verior në banesën e kësaj të fundit janë gjetur njolla gjaku. Po sipas bluve të Kukësit, në banesë mungojnë edhe 3 mln lekë të vjetra. Policia e Kukësit e ka shpallur gruan në kërkim. Për të po kërkohet në lagjen 5 të qytetit si dhe në breg të liqenit.

Comments are closed.