Kukulla Barbi sfidon presidentin Obama në garën për Shtëpinë e Bardhë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Në muajin nëntor, përveç kandidatit republikan Mitt Romney, në garë për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama duhet të përballet edhe me një tjetër sfidant. Madje, një sfiduese femër, me imazh tepër të bukur, mes femrave më të bukura amerikane. Mattel, në fakt ka anoncuar lancimin e kukullës së re Barbie “kandidate presidenciale”. Versioni më i ri i kukullës më të shitur në mbarë botën, është pjesë e serive “Unë mund të jem…”, që i jep mundësi vajzave të vogla për të luajtur me profesione të ndryshme, dhe në këtë rast atë politik. Për nder të periudhës multikulturore të Amerikës dhe “korrektësisë politike”, Barbie do të jetë kandidate e guidës së “B Party”, dhe do të jetë e disponueshme edhe në versionin afro-amerikane dhe aziatike. Mattel ende nuk ka lancuar imazhet e para të kësaj kukulle, stilisti që ka krijuar veshjet për “yllin e ri”, të politikës amerikane, është Chris Benz, i njëjti person që në të kaluarën ka veshur edhe zonjën e parë të SHBA, Michelle Obama. Një e re e fundit, Barbie kandidatja presidenciale, do të jetë e para në 53 vitet e historisë së kukullës, të qëndrojë në këmbë vet pa ndihmesën e askujt, dhe kjo falë dizanjit të ri projektues.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin